Misioni ynë në ENRAD dhe në Grup është që të rrisim eksportet në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare duke ofruar produkte të kualitetit të
lartë përmes përdorimit të teknologjisë më të re, lëndës së parë më cilësore dhe duke punësuar staf me përvojë për t’i mbikëqyrur të gjitha këto
aktivitete. Vizioni ynë është që të bëhemi prodhuesi kryesor i radiatorëve panel dhe gypor në regjion, por gjithmonë duke siguruar një ndikim
pozitiv në shoqëri dhe në ambient.

Strategjia zhvillimore e menaxhmentit të kompanisë bazohet në resurset profesionale, avancimet teknologjike, shfrytëzimin e energjisë solare
dhe biomasave për të prodhuar produkte të cilësisë së lartë, miqësore me ambientin, dizajn bashkohorë dhe në trend me kërkesat e tregut dhe
konkurrencën.

Kërkesat dhe pritjet e klientëve tanë janë prioritet për kompaninë tone dhe besojmë qe qëllimet tona mund ti arrijmë vetëm mbështetjen dhe
vlerësimin e tyre. Kompania jonë është gjithnjë në kërkim të partneriteteve afatgjata me kompani të interesuara si në tregun vendor, regjional
dhe atë Evropian, dhe i ftojmë të gjithë blerësit e interesuar që të vijnë të fabrikën dhe ta shohin atë nga afër, pasi besojmë që kjo është
mënyra më e mirë për bashkëpunim afatgjatë.