Radiatorët ENRAD janë të prodhuar në përputhje me standardet DIN-EN 442:1,2,3  dhe nën sistemin për menaxhimin e kontrollit EN ISO
9001:2008. Çdo radiatorët është i testuar në 10 bar dhe përfshinë periudhe garancioni prej 10-vitesh. Menaxhimi i cilësisë, konformiteti i
produkteve si dhe kapaciteti i ngrohjes janë testuar dhe aprovuar nga institucione të njohura botërore si HLK Stuttgart, TUV Austria, DIN
Gepruft, ZIK etc. Furnizimi me lëndë e parë bëhet vetëm nga furnitorë te njohur botërore qe garantojnë për kualitetin e materialit sipas
standardeve ndërkombëtare te cilësisë, siç janë Arcelor Mittal, Helios, Henkel, Duropack etj.

Radiatorët enrad janë të certifikuar me markën CE (European Conformity) për konformitetin e produkteve me standardet Evropiane. Marka CE
ështe deklaruar pas testimeve ne institutin Gjerman HLK Stuttgart për të gjithë gamën e radiatorëve panel dhe gyporë. Enrad operon nën
sistemin për menaxhimin e kontrollit EN ISO 9001, të certifikuar nga TUV Austria.  Kliko këtu për të shkarkuar certifikatat mbi menaxhimin e
cilësisë dhe certifikatat mbi konformitetitn e produkteve.

Kompania ENRAD jep garancion 10 vjecarë kundër defekteve në kushte të përdorimit adekuat të ngrohjes qendrore. Çdo radiator ka të shënuar
datën e prodhimit dhe të gjithë blerësit mund të kthejnë radiatorët për riparim dhe zëvendësim brenda afatit të garancionit nëse produkti nuk
është fabrikisht ne gjendje te rregullt. Garancioni nuk mbulon dëmtimet gjate transportit apo dëmtimet tjera nga mos instalimi adekuat i
radiatorëve. Kliko këtu për të shkarkuar manualin e përdorimit dhe instalimit si dhe kushtet e garancionit