ENRAD është një nga prodhuesit kryesorë të radiatorëve panel dhe gypor në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit. E njohur si Jugoterm, fabrika e
radiatorëve ka afro 40 vite përvojë. ENRAD tani është pjesë e Engroup dhe që nga privatizimi i saj, fabrika është modernizuar dhe ka zgjeruar linjën e
saj të prodhimit në një kapacitet vjetor prej 1,000,000 m të radiatorëve panel.

ENRAD ka reparte prodhimi dhe zyra administrative në 15,000 m2 hapësirë të mbyllur dhe shtrihet në një sipërfaqe totale prej 5.2 ha. Gama jonë e
prodhimit përbëhet nga radiatorët panel, radiatorët gyporë, kallda elektrike, radiatorë elektrik me vaj, kolektorë solarë dhe pajisje termoteknike. Të
gjitha produktet ofrohen në dimensione dhe kapacitete ngrohjeje të ndryshme. Më shumë se 200 punëtorë janë pjesë e ENRAD dhe të gjitha
aktivitetet e saj janë të menaxhuara nga një grup i profesionistëve me përvojë.

Radiatorët enrad ofrohen ne te gjitha qytetet e Kosovës përmes distributoreve të autorizuar. Dizajni modern dhe kualiteti i larte i radiatorëve panel,
radiatorëve gypore, radiatorëve elektrik edhe kaldave elektrike ka bere qe këto produkte te jene prezentë ne tregjet rajonale si Greqi, Shqipëri, Serbi,
Maqedoni, Kroaci, Bosnje dhe Slloveni. Tani radiatorët enrad jane të kërkuar edhe në tregjet e Evropës Perendimore si në Gjermani, Austri etj.