Linjat tona të prodhimit të radiatorëve panel operojnë me makinerinë më të avancuar në industri nga Gjermania Zvicra dhe Sllovenia -të licensuara
nga teknologjitë MUHR si dhe FAEL. Linjat e prodhimit të radiator panel përbëhen nga saldimi shumëpikësh, saldimi konvektorëve, saldimi gjatësor
dhe anësor, prerja e skajeve dhe saldimi i lidhëseve ndërsa linja për prodhimin e radiatorëve gyporë përbëhet nga makineri automatike për prerje të
profileve dhe gypave, saldimit dhe zallitjes.
Ne vazhdimisht kemi investuar në çdo hap të procesit të prodhimit në mënyrë që të sigurohet konformiteti me standardet më të reja të prodhimit si
dhe cilësisë së produkteve. Gjatë vitit 2013, fabrika është modernizuar me kabina të reja të ngjyrosjes, pajisje të formimit të panelit, saldimit
shumëpikësh, kabina për zallitje si dhe makina tjera përcjellëse që shfrytëzohen për prodhimin e radiatorëve panel, gyporë, kaldave elektrike dhe
kolektorëve solarë.
Ne Shtator te vitit 2013, fabrika ka hapur linjën për prerjen e llamarinës, e cila ofron mundësi te prerjes ne dimensione te ndryshme. Linja është e
shpejtësisë se larte dhe plotësisht automatike me teknologji qe lejon shpejtësi te prodhimit deri 300m/min. Makineria instaluar është nga
furnitorë te njohur Evropian ne industrinë e metaleve, siç janë FAEL, Haco, Gema, Camu, Salvagnini, Siff, Baykal, Varstroj, etj. Menaxhmenti i
kompanisë planifikon te vazhdoje me ketë ritëm te investimeve edhe ne 2014 ne mënyre qe vazhdimisht të rrisë cilësinë dhe gamen e produkteve.